VENDIMI/ Rrëzoi kërkesën e PD për Avokatin e Popullit, Kushtetuesja: Shabani plotëson kriteret
Endrit Shabani TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me rrëzimin e padisë së bërë nga deputetët e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Në kërkesën e firmosur nga 44 deputetë të PD, pretendohej se Endrit Shabani nuk përmbushte kriterin kushtetues për njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, duke argumentuar se Komisioni i Ligjeve nuk kishte kryer një analizë të detajuar dhe se në dosje mungonin dokumente provuese specifike. Gjykata vlerësoi se dokumentacioni i paraqitur nga Shabani, së bashku me të dhënat e verifikueshme në burime publike, përbënte bazë të mjaftueshme për të provuar njohuritë dhe veprimtarinë e tij në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit. Një tjetër çështje e...
Burimi:
zeri.ai