Elbasani pa ujë! Ndërpritet furnizimi në të gjithë qytetin,defekt në tubacionin kryesor
pamjet nga punimet ELBASAN- Është ndërprerë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin e Elbasanit. Problemi është shfaqur në tubacionin kryesor DN 400, pranë Parkut Rinia në qytetin e Elbasanit , ndërsa autoritetet parashikojnë rikthimin e furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes. Lajmi është bërë i ditur nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, e cila përmes një njoftimi publik u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar. NJOFTIM PËR QYTETARËT: Për shkak të një defekti në tubacionin kryesor DN 400, pranë Parkut Rinia, gjatë orarit të drekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë në të gjitha lagjet...
Burimi:
zeri.ai