Apeli i refuzon lirimin ukrainasit të arrestuar në Rinas, avokati paralajmëron: Duan ta çojnë në luftë!

Apeli i refuzon lirimin ukrainasit të arrestuar në Rinas, avokati paralajmëron: Duan ta çojnë në luftë!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të një ukrainasi, të arrestuar në Shqipëri për qëllime ekstradimi. 53-vjeçari Yuri Prukhnitskyi u prangos mbrëmjen e 8 tetorit në Rinas, teksa kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për turizëm. Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, pasi në vitin 2023, në kulmin e ofensivës ruse në Ukrainë, një gjykatë në Lviv kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Teksa jetonte prej disa vitesh në Dublin të Irlandës, në vendlindje ukrainasi akuzohej për mbajtjen me qëllim rishitjen e një droge sintetike të quajtur “Subtex”, që përmban buprenorfinë dhe amfetaminë. Në Apel, 53-vjeçari kundërshtoi masën e “arrestit në burg”. Ai kërkoi lirimin kundrejt garancisë pasurore, masës së “ndalimit të daljes jashtë...