Kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve merr vendimin: Ndërhyrja nuk është urgjente!
Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier, për shkak të dëmtimit në kaviljen e majtë, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Burgjet konfirmojnë se data e operacionit është përcaktuar pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera nga mjekët specialistë. Sipas njoftimit zyrtar, Veliaj do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për të kryer analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme para ndërhyrjes kirurgjikale. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Problemet shëndetësore të tij janë ndjekur nga stafi mjekësor i IEVP Fier që prej momentit të pranimit në institucion, ku ai kishte raportuar një dëmtim të kaviljes. Më 6 nëntor, Veliaj...
Burimi:
javanews.al