EMRI/ I dënuar me 6 vite burg në Itali për grabitje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së!
Policia e Tiranës ka arrestuar sot (20 nëntor), 41-vjeçarin Miklovan Arapi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi është dënuar me 6 vite burg. Gjykata e Apelit të Romës e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”. Miklovan Arapi është edhe inspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Burimi:
javanews.al