Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale

Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë tumorale më e përhapur te gratë. Rreth 100 raste të reja zbulohen çdo vit në vendin tonë. Edhe pse është shënuar një ulje e rasteve të reja falë fushatave të depistimit për HPV-në, ky kancer, ndryshe nga shumë sëmundje të tjera tumorale, mund të parandalohet përmes vaksinimit. Prej katër vitesh në Shqipëri aplikohet vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV) te vajzat 13-vjeçare, ndërsa së fundmi vaksinimi është shtrirë edhe te djemtë e kësaj grupmoshe. Pavarësisht skepticizmit që ende ekziston në vendin tonë ndaj kësaj vaksine, ekspertët e shëndetit publik theksojnë rëndësinë e saj në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV-ja. Ata sjellin si shembull vende si Britania e Madhe dhe Kanadaja, ku vaksinimi ka ndikuar...