E duan të gjithë, Inter dhe Juventus sfidojnë të mëdhatë e Europës për talentin 22-vjeçar

E duan të gjithë, Inter dhe Juventus sfidojnë të mëdhatë e Europës për talentin 22-vjeçar

Interi e kishte ndjekur me interes prej muajsh, në një kohë kur ende nuk ishte e sigurt nëse pasuesi i Yann Sommer-it do të ishte Pepo Martinez. Edhe Milani zhvilloi bisedime për të gjatë një periudhe të vështirë, kur dukej se Mike Maignan mund të hezitonte të rinovonte kontratën e tij. Tani, emri i Robin Risser-it – një portier francez i lindur në vitin 2004 – është rikthyer në qendër të vëmendjes në zërat e merkatos së Serie A, e jo vetëm. Gjysma e Europës e ka vënë në shënjestër portierin e Lens-it Siç u përmend, Interi e ka marrë sërish në konsideratë – ose më saktë, nuk e ka hequr kurrë nga vëmendja. Në Itali, në garë është edhe Juventusi; ndonëse kanë gjetur një...