Mbyll kufirin me Rusinë për 6 muaj, Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt!
Estonia do të mbyllë për të paktën gjashtë muaj të gjitha pikat e kalimit rrugor në kufirin me Rusinë, duke nisur nga 1 dhjetori. Vendimi është marrë për arsye sigurie, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ministri i Brendshëm estonez, Igor Taro, deklaroi se shërbimet ruse të sigurisë po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve estonezë që kalojnë kufirin dhe po përpiqen t’i rekrutojnë ata. Vendimi vjen gjithashtu pas akuzave të Estonisë ndaj shërbimeve ruse për organizimin e një sulmi me zjarrvënie ndaj një kompanie estoneze të mbrojtjes. Moska i ka mohuar këto akuza. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me masa politike dhe diplomatike, duke e cilësuar vendimin si një përpjekje për të...
Burimi:
javanews.al