Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re!

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Beograd, formimin e institucioneve të reja dhe pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria e re, e dalë nga fitorja e listës studentore. Në një intervistë për emisionin “Ditari i Pasdites” në A2CNN nga Pandi Gjata, Memeti tregoi për eksperiencën e tij të parë si deputet, duke e cilësuar hyrjen në Kuvendin e Serbisë si një përvojë të veçantë dhe impresionuese. “Ka qenë debat i stërzgjatur, siç e ceka, tre ditë të lodhshme, mirëpo debat i stërshterur, debat koti, vetëm e vetëm për të prolonguar votimin e kryetarit të ri të Kuvendit”, u shpreh Memeti. Memeti theksoi se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të ulen në tryezën...