Kosova fut në sherr Parlamentin e Serbisë, përplasje të forta në seancë! Bakić i kujton Vuçiçit premtimin për Gazivodën
Seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë u shoqërua të enjten me një përplasje të ashpër mes Jovo Bakićit, drejtuesit të grupit parlamentar të Listës Studentore, dhe ish-presidentit Aleksandar Vuçiç. Në qendër të debatit ishin Milan Radoiçiç dhe sulmi i armatosur në Banjskë të Kosovës. Bakić kujtoi se Radoiçiçit i ishte lejuar të qëndronte në galerinë e Parlamentit, ndërsa, sipas tij, studentëve u ishte ndaluar prania në atë hapësirë. Ai kundërshtoi deklaratat e mëparshme të Vuçiçit, i cili kishte thënë se Radoiçiç mbronte serbët në Kosovë. Bakić e cilësoi ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri si pushtim nga forcat shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Bakić rikujtoi edhe deklaratat e mëparshme të Vuçiçit se nuk do të lejonte që Gazivoda t’i kalonte Kosovës, duke e sfiduar...
Burimi:
javanews.al