Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë, nxiti një valë të re reagimesh politike dhe publike në Kosovë. Reagimet erdhën në vazhdën e pakënaqësisë që kishte shkaktuar edhe aktgjykimi i 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Përderisa partitë politike dhe organizatat e dala nga lufta e kritikuan ashpër vendimin e fundit, reagimet e institucioneve qendrore ishin më të matura. Reagime pati edhe nga qytetarët, në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale. A mund të...