Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Francës, Dominique de Villepin, ka shpallur zyrtarisht hyrjen e tij në garën për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027. Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp, rreth pesë muaj përpara mbajtjes së votimeve, duke i dhënë fund muajve të tërë të sinjaleve dhe aludimeve mbi ambicien e tij për të synuar Pallatin Elize. Gjatë daljes së tij para gazetarëve, de Villepin e konfirmoi vendimin me deklaratën e drejtpërdrejtë: “Unë jam kandidat”. Profili politik dhe fjalimi historik i vitit 2003 Dominique de Villepin është një figurë e njohur e diplomacisë dhe politikës franceze, i cili ka mbajtur postet e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë presidencës së Jacques Chirac. Në skenën ndërkombëtare, ai mbahet mend veçanërisht...
Burimi:
javanews.al