Shkencëtarët e NASA-s bëjnë një zbulim tronditës rreth jetës aliene në sistemin tonë diellor

Shkencëtarët e NASA-s bëjnë një zbulim tronditës rreth jetës aliene në sistemin tonë diellor

  Jeta jashtëtokësore mund të ketë qenë shumë më pranë Tokës nga sa është menduar deri më tani. Një studim i ri i bazuar në të dhënat e NASA-s sugjeron se planeti xhuxh Ceres, i vendosur në brezin e asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit, ka pasur dikur kushtet e nevojshme për të mbështetur forma jete. Studimi, i publikuar në revistën shkencore ‘Science Advances’, ka konfirmuar praninë e një burimi të mundshëm energjie kimike në këtë trup qiellor. Shkencëtarët nuk kanë gjetur prova të drejtpërdrejta se në Ceres ka ekzistuar jetë, por rezultatet tregojnë se dikur aty mund të kenë qenë të pranishëm tre elementë thelbësorë: uji, molekulat organike dhe energjia. Të dhënat e rëndësishme u siguruan nga misioni ‘Dawn’ i NASA-s, i cili studioi Ceres...