“Një komb, një ABC”, ekspozita e Arkivit të Shtetit mbi historinë e alfabetit shqip

“Një komb, një ABC”, ekspozita e Arkivit të Shtetit mbi historinë e alfabetit shqip

20 November, 2026 - 16:57 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit prezantoi ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Një komb, një ABC”. Ekspozita vjen në prag të Ditës së Alfabetit. Dokumentet e vendimeve të marra nga Komisioni për Çështjen e Alfabetit, fotot e delegatëve në Kongresin e Manastirit, si edhe kujtimet e pjesëmarrëses së vetme grua, Parashqevi Qiriazit, u ekspozuan pranë instalacionit “Tirana Moons”, në kryeqytet. Aktiviteti u mundësoi të pranishmëve njohjen me gjurmët historike të ruajtura në arkiva, të cilat ilustrojnë përpjekjet për njehsimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mes dokumenteve të ekspozuara bënin pjesë procesverbale të mbledhjes V dhe VI të Komisionit për Çështjen e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të miratuara nga...