Kuvendi miraton Ligjin për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
20 November, 2026 - 15:56 Në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar në parim Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili synon forcimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, me këtë ligj parashihet që Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore të themelohet si Agjenci Ekzekutive, duke krijuar një organizim të veçantë institucional dhe duke rritur kapacitetet për ushtrimin e funksionit të inspektimit. Ministria vlerëson se kjo reformë do të mundësojë mbikëqyrje më të fuqishme në terren, kontroll më të mirë të ndërhyrjeve në monumentet e trashëgimisë kulturore, si dhe reagim më efikas ndaj shkeljeve që mund të rrezikojnë vlerat e trashëgimisë. Sipas institucionit, forcimi i Inspektoratit synon të qartësojë përgjegjësitë...
Burimi:
kultplus.com