Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz
Përpjekja e fundit e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar bisedimet, që kanë ngecur, për përfundimin e luftës në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen shumë përtej fushëbetejave, përfshirë edhe në dy rajone me rëndësi strategjike të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilat Kremlini ende i konsideron se janë pjesë e ndikimit të tij. Një artikull i gazetës The New York Times i publikuar më 13 nëntor iu referua një dokumenti negociues rus, në të cilin përsëriteshin kërkesat e vjetra që NATO-ja t’i tërheqë forcat e saj në pozicionet që kishte në vitin 1997. Përveç ndikimit të madh që një veprim i tillë do të kishte në pozicionimin e aleancës në Evropë, ai do të ndikonte edhe në aktivitetet e NATO-s në Kaukazin e Jugut dhe në Azinë Qendrore....
Burimi:
syri.net