Komisioni i Ekonomisë miraton paketën fiskale 2027 dhe projektligjin për konglomeratet financiare, e përafron me BE-në
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, i drejtuar nga kryetarja Milva Ekonomi, zhvilloi dy mbledhje radhazi ku miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare, si dhe pesë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për buxhetin e vitit 2027. Mbikëqyrja e konglomerateve financiare dhe përafrimi me BE-në Në mbledhjen e parë, anëtarët e komisionit shqyrtuan në detaje projektligjin “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”, një nismë e cila ishte diskutuar më herët në parim. Në seancë morën pjesë Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, Drejtoresha Juridike e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Lusjana Lloji, Drejtoresha e Mbikëqyrjes së Tregut të Sigurimeve në AMF, Marsela Vaska, dhe Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve...
Burimi:
javanews.al