PS DHE PD BASHKË KUNDËR TË VEGJËLVE? Reforma që mund të mbyllë dyert e Kuvendit
Reforma zgjedhore mund të jetë paracaktuar përmes një mirëkuptimi politik mes dy partive të mëdha, u pretendua gjatë debatit në studio. Sipas kësaj analize, negociatat publike dhe përplasjet për elementet e reformës mund të jenë vetëm pjesa e dukshme e një marrëveshjeje më të gjerë, e cila synon ruajtjen e pozicioneve dominuese të PS-së dhe PD-së. Mes ndryshimeve të përmendura ishin ulja e numrit të deputetëve në 101, hapja e listave dhe krijimi i një dhome të dytë parlamentare. Për këtë të fundit u hodh ideja e një Senati ku mund të përfshihen ish-presidentë, ish-kryeministra, politikanë me disa mandate dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Formula konkrete dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve mbeten të paqarta. Në diskutim u ngrit edhe shqetësimi se ulja e numrit...
Burimi:
ntv.al