No Image Available

“Do prishej ekuilibri në Ballkan”- Shqipëria në BE para Serbisë? Gazetari maqedonas: I gjithë rajoni duhet të anëtarësohet së bashku (VIDEO)

Perspektiva që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian përpara Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit duket se nuk shihet me entuziazëm në disa qarqe politike e intelektuale të rajonit. Në një diskutim në emisionin “Në Qendër” (Vo Centar), gazetari nga Maqedonia e Veriut, Vasko Eftov, dhe akademiku serb Velimir Abramović, kanë hedhur pretendimin se ekzistojnë interesa gjeopolitike që synojnë të pengojnë integrimin e veçuar të Shqipërisë në BE. Gjatë bisedës, Eftov iu referua deklaratave që, sipas tij, i ishin bërë nga diplomatë evropianë rreth një vit më parë, të cilët e konsideronin të pamundur anëtarësimin e Shqipërisë përpara Serbisë, për shkak të pasojave që kjo do të kishte mbi ekuilibrat rajonalë. “Ka edhe diplomatë evropianë që thoshin para një viti se nuk ka shanse...