Akuzoi Ballukun për kërcënim/ Kreu i Tatimeve i përgjigjet Spiropalit: Ti më bëre presion për bizneset familjare
Përplasja mes deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, është përshkallëzuar pas akuzave të ndërsjella për presion dhe ndërhyrje në administratën publike. Një ditë pasi Spiropali deklaroi se Binaj, në bashkëpunim me Belinda Ballukun, e kishte kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj saj, drejtori i Tatimeve ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo takim personal me Ballukun dhe duke ngritur akuza ndaj deputetes dhe bashkëshortit të saj. Në deklaratën e tij, Binaj thotë se që prej emërimit në detyrë, më 23 shtator 2024, nuk është takuar asnjëherë personalisht me Belinda Ballukun, përveç rasteve të takimeve publike që lidhen me funksionin e tij. Ai pretendon se, në të kundërt, administrata tatimore është përballur me presion nga Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj, lidhur...
Burimi:
ntv.al