Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur argumentet mbi të cilat rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të opozitës për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit. Në vendimin nr. 85, të datës 29 shtator 2026, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e Shabanit nuk ka cenuar Kushtetutën, duke lënë në fuqi vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2025, me të cilin ai u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro. Një nga çështjet kryesore të shqyrtuara lidhet me tërheqjen e firmave mbështetëse nga deputetët e Partisë Demokratike. Sipas vendimit, Endrit Shabani kishte siguruar 35 firma mbështetëse brenda afatit të përcaktuar, ndërsa më 5 dhjetor 2025, pas përfundimit të këtij...