Caktohet data e operacionit të Veliajt/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente…

Caktohet data e operacionit të Veliajt/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente…

Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të hënën, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier, për shkak të dëmtimit në kavilien e majtë. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka bërë publike edhe procedurat mjekësore të ndjekura deri në përcaktimin e datës së operacionit. Sipas njoftimit zyrtar, kryebashkiaku i Tiranës do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për analizat laboratorike dhe konsultat përgatitore përpara ndërhyrjes. Problemet shëndetësore të Veliajt janë ndjekur nga stafi mjekësor i institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier që prej momentit të pranimit të tij. Më 6 nëntor ai u vizitua nga një ortoped i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa një ditë më vonë iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe radiografisë së...