VIDEO/ Eskiu: Rama po rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar, opozita duhet të bashkohet për ta ndalur

VIDEO/ Eskiu: Rama po rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar, opozita duhet të bashkohet për ta ndalur

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Erges Eskiu, i ftuar në emisionin ‘SYRI Digjital’ me moderatorin Bled Marku, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke paralajmëruar se, nëse kryeministri arrin t’i shpëtojë kësaj beteje politike, Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më siç njihet sot. Duke marrë si shembull Gjergj Kastriotin, Eskiu tha se Skënderbeu arriti të bashkonte princat shqiptarë, edhe pse jo të gjithë e donin, sepse bashkimi i tyre ishte i domosdoshëm përballë rrezikut të përbashkët. Sekretari për Aksionin qytetar në PD e lidhi këtë paralajmërim me largimin e shqiptarëve dhe ardhjen e punonjësve të huaj, duke deklaruar se, po ndodh zëvendësimi gradual i popullsisë shqiptare. Sipas tij, kjo prirje do të ketë pasoja jo vetëm demografike,...