“Veliaj duhet të operohet me 23 nëntor në Fier”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i përgjigjet kryebashkiakut

“Veliaj duhet të operohet me 23 nëntor në Fier”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i përgjigjet kryebashkiakut

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe personelit shëndetësor për garantimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë shtetasit që ndodhen nën kujdesin e institucioneve tona, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, dëshirojmë të bëjmë me dije sa vijon:Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se që në momentin e pranimit në IEVP Fier, shtetasi E.V. është konsultuar nga stafi shëndetësor i institucionit, ku ka referuar për një dëmtim të kavilies. Që prej këtij momenti, situata shëndetësore është ndjekur nga strukturat përkatëse, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin dhe trajtimin e saj.Më datë 06.11.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kryesisht dhe në bashkëpunim me IEVP Fier,...