Surpriza e bukur e Skënderbeut, mundin Egnatian dhe ngjiten në vendin e tretë
Surprizë në Korçë! Skënderbeu ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Egnatias, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Një sukses me shumë vlera për korçarët, të cilët i shkaktuan një humbje të dhimbshme kryesuesve të kampionatit. Vendasve u mjaftuan vetëm dy minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Pas një goditjeje nga këndi, ishte mbrojtësi Lagonidis ai që kërceu bukur dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në stadiumin e Korçës. Egnatia u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente hapësirat e duhura për të vendosur baraspeshën. Situata u komplikua edhe më shumë për kampionët në fuqi në minutën e 43-të, kur kapiteni Albano Aleksi mori kartonin e dytë...
Burimi:
sportekspres.com