Peleshi flet nga Korça: Meritokracia në administratë mbetet sfidë, të jetë e denjë për në BE

Peleshi flet nga Korça: Meritokracia në administratë mbetet sfidë, të jetë e denjë për në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar nga Korça lidhur me çështjen e meritokracisë në administratën publike dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Ai është ndalur te sfidat institucionale, funksionimi i Kuvendit dhe afatet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Teksa u pyet për deklaratat e Spiropalit se në PS nuk bëhen diskutime dhe nuk bëhen zgjedhje, Peleshi u shpreh se nuk mund të komentojë “fjalë pas fjale askënd” “Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd, por mund të marr vetëm subjektin e asaj që u parashtrua dhe që ka lidhje me meritokracinë, për të cilën, pa hezituar dhe pa e fshehur, do të thosha që ngelet një sfidë. Nuk mund të themi që ja kemi dalë 100% për të...