Operacion kundër bandave në Haiti, vriten 34 anëtarë të dyshuar në Martissant!

Operacion kundër bandave në Haiti, vriten 34 anëtarë të dyshuar në Martissant!

Forcat e armatosura dhe policia e Haitit nisën të enjten një operacion të gjerë për të rimarrë kontrollin e Martissant-it, një korridor strategjik që lidh kryeqytetin Port-au-Prince me rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, i cili prej më shumë se pesë vitesh mbahet i bllokuar nga bandat e armatosura. Ky është operacioni i parë i këtyre përmasave në pesë vitet e fundit. Sipas një njoftimi të Policisë Kombëtare të Haitit në platformën X, të paktën 34 anëtarë të dyshuar të bandave u vranë gjatë përleshjeve të ashpra në Martissant. Në këtë ndërhyrje, efektivët e policisë vepruan në bashkëpunim me një task-forcë të përbërë nga anëtarë të Vectus Global, një kompani private sigurie e themeluar nga Erik Prince, ish-themelues i Blackwater dhe ish-pjesëtar i US Navy...