Tronditet bursa, rënie me 10% e aksioneve të Anthropic! Zhduken fitimet pas debutimit historik në Nasdaq
Vetëm një ditë pas hyrjes rekord në bursë, kompania e inteligjencës artificiale përballet me presion të fortë nga investitorët. Aksionet e kompanisë amerikane të inteligjencës artificiale Anthropic pësuan një rënie prej gati 10% të premten, vetëm një ditë pas debutimit historik në bursën Nasdaq. Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara gjatë ditës së parë të tregtimit dhe riktheu shqetësimet mbi qëndrueshmërinë e investimeve në sektorin e inteligjencës artificiale. Sipas të dhënave të raportuara, aksioni ra me 9,6%, duke zbritur në 87,90 dollarë. Megjithatë, çmimi mbeti lehtësisht mbi nivelin prej 83 dollarësh, që ishte përcaktuar për ofertën fillestare publike (IPO). Gjatë seancës së parë të tregtimit, të enjten, aksionet e Anthropic kishin shënuar një rritje deri në 34%, duke arritur në 111,50 dollarë. Në pikun...
Burimi:
javanews.al