FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, frenoni KAYO-t

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, frenoni KAYO-t

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonominë shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike të vendit rreth nivelit 3 për qind. Në deklaratën përmbyllëse të misionit për vitin 2026, ekspertët e FMN-së paralajmërojnë se nga 4% rritje mesatare vjetore në periudhën 2022–2025 dhe 3.7% në vitin 2025 e gjysmën e parë të 2026-ës, zgjerimi i ekonomisë do të bjerë në 3.5% këtë vit dhe do të zbresë në 3.2% nga viti 2027 e tutje. Sipas FMN-së, tkurrja e fuqisë punëtore nga emigracioni i vazhdueshëm dhe plakja e popullsisë po kthehet në pengesën kryesore afatmesme të vendit. Edhe pse kompanitë po investojnë dhe produktiviteti po rritet, këto nuk mjaftojnë për të kompensuar boshllëkun që lënë punëtorët që largohen. Përveç krizës demografike, ngadalësimi i ekonomisë këtë vit...