Moska ia beson një ministri të Serbisë luftën kundër ‘ndërhyrjeve të huaja’ në zgjedhje

Moska ia beson një ministri të Serbisë luftën kundër ‘ndërhyrjeve të huaja’ në zgjedhje

Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë në detyrë të Serbisë, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të lidhjeve me Rusinë, është emëruar koordinator i luftës kundër “ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje” në një lëvizje ndërkombëtare të themeluar nga partia ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar. Kryetari i Rusisë së Bashkuar, Dmitry Medvedev, ia caktoi Popoviqit këtë detyrë më 16 nëntor, gjatë një takimi të lëvizjes “Për Lirinë e Kombeve!”, duke pretenduar se “shumë vende perëndimore ndërhyjnë pa hezitim në proceset zgjedhore”. “Përvoja e kolegëve tanë, të cilët janë përballur me fenomene të tilla, do të jetë e dobishme”, tha Medvedev, sipas faqes zyrtare të partisë në pushtet në Rusi. Në tetor, Medvedev kishte pretenduar se Perëndimi po përpiqet të “ndërhyjë në proceset...