TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje
TikTok ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson politikanëve dhe figurave publike të zbulojnë videot e krijuara me inteligjencë artificiale, në të cilat përdoret imazhi i tyre pa leje. Nisma synon të frenojë përhapjen e dezinformimit, veçanërisht përpara zgjedhjeve në Evropë, ku videot e manipuluara me AI janë kthyer në një shqetësim për proceset demokratike. Funksioni i quajtur “Likeness Detection”, ka nisur të aktivizohet kwtw të premte dhe u drejtohet krijuesve të përmbajtjes, politikanëve, anëtarëve të qeverive dhe llogarive të partive politike. Përmes tij, figurat publike mund të marrin njoftime kur në TikTok shfaqen video ose llogari që dyshohet se përdorin pamjen e tyre të krijuar me inteligjencë artificiale. Për të përdorur shërbimin, duhet fillimisht të regjistrohen dhe të verifikojnë identitetin përmes një...
Burimi:
kohajone.com