Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në Kosovë
Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij. Pas disa orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi është larguar nga shtëpia, nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it. Në momentin e largimit, vëllai i tij është parë duke e përcjellë me emocione, raporton KosovaPress. Krasniqit i ishte mundësuar qëndrimi në Kosovë për tri ditë, në kuadër të lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Burimi:
kohajone.com