SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

SPAK ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Referimi lidhet me një sërë veprash penale, përfshirë deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Sipas burimeve, procedimi është regjistruar pa emër, por me përcaktimin e veprave penale. Regjistrimi është kryer rreth fundit të tetorit, ndërsa tashmë kanë nisur veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim. Të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme. Procedimi penal është regjistruar në emër të...