Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesat e Ervin Matës
Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës për të penguar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin e avokatëve për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të shtyhet deri në përfundimin e një hetimi penal që po zhvillohet në Brazil. Dokumenti, i siguruar nga gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, mban datën 11 nëntor 2026 dhe është publikuar më 12 nëntor. Në kërkesën e paraqitur pranë Gjykatës Supreme, avokatët e Matës kërkuan pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke u mbështetur në një aplikim për azil në Brazil. Por gjykatësi Alexandre de Moraes ka argumentuar se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën një kërkesë zyrtare për...
Burimi:
kohajone.com