Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: rasti ynë s’është Krime

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: rasti ynë s’është Krime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas Kurtit, rasti i Kosovës është thelbësisht i ndryshëm nga aneksimi i Krimesë nga Rusia. Një njohje e tillë, sipas tij, do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor Kosovën për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Kështu, Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës si një akt në mbështetje të rendit ndërkombëtar, jo si favor ndaj Kosovës. Thirrja u shpreh në një opinion të Kurtit për median ukrainase “Kyiv Post”. Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ukraina nuk do të ishte një favor ndaj Kosovës. Ajo do të ishte një veprim në mbështetje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po...