“Një pjesë e zemrës sime mbeti përgjithmonë me ty”, 13 vjet nga ikja e papritur, vëllai kujton Sokol Olldashin
13 vite pas ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit ku aksidenti tragjik i mori jetën, kujtimi i tij vijon të mbetet ende i gjallë te familjarët dhe njerëzit e afërt.Në këtë përvjetor, vëllai i politikanit të ndjerë, Ardian Olldashi, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku shpreh mallin dhe dhimbjen për humbjen e të vëllait.Duke kujtuar kohën e kaluar së bashku, Ardiani shpreh dëshirën për ta përqafuar edhe një herë dhe për t’i treguar se sa shumë i mungon.“Do të doja edhe një herë të të përqafoja, të të flisja e të të tregoja sa shumë më mungon. Jeta vazhdoi, por një pjesë e zemrës sime mbeti përgjithmonë me ty”, shkruan Ardian Olldashi.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com