Glen Daja fiton derbin familjar ndaj Ilir Dajës, Elbasani mposht Dinamon në fund!

Glen Daja fiton derbin familjar ndaj Ilir Dajës, Elbasani mposht Dinamon në fund!

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 12-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Një sukses me shije të veçantë për verdheblutë, pasi Glen Daja triumfon përballë skuadrës së drejtuar nga babai i tij, Ilir Daja. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por protagonistë u bënë edhe portierët. Dinamo e nisi më mirë takimin, duke krijuar dy mundësi të rrezikshme që në minutat e para, por Aleksovski tregoi reflekse të shkëlqyera për të mbajtur portën të paprekur. Edhe Elbasani pati rastet e veta, ndërsa në minutën e 60-të arriti të shënonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Verdheblutë gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 77-të me Mazarin,...