Ligji i ri, dilema të vjetra. Ping-pongu me Specialen, Kosova me nismë të re

Ligji i ri, dilema të vjetra. Ping-pongu me Specialen, Kosova me nismë të re

Pas protestave dhe premtimeve politike për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nisma e miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk arriti të hyjë në fuqi. Presidentja e ktheu ligjin për rishqyrtim, ndërsa përpjekjet për ta proceduar më tej dështuan. Tani, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja janë pajtuar që në vend të tij të hartojnë një Projektligj të ri. Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, thotë se mandati dhe fushëveprimi i Dhomave të Specializuara nuk mund të preken direkt as përmes nismës së re ligjore. Sipas tij Kuvendi mund të marrë rol më aktiv në adresimin e shqetësimeve për funksionimin e saj. “Në mirëkuptim me partnerët strategjik dhe kjo do të thotë që po, një ligj eventual që do t’i adresonte këto shqetësime së bashku me...