Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë në Varshavë këtë të shtunë, pas incidentit të fundit me dy raketa ruse dhe një dron që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë. Vizita u konfirmua nga kryeministri polak, Donald Tusk, i cili bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kreun e NATO-s lidhur me situatën e krijuar dhe reagimin e mundshëm të Aleancës. Gjatë një konference për shtyp të premten, Tusk theksoi se autoritetet polake po diskutojnë me partnerët e NATO-s hapat që duhet të ndërmerren pas incidentit, duke kërkuar forcimin e menjëhershëm të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të Aleancës. “Po diskutojmë se si do të përgjigjemi”, deklaroi kryeministri polak, duke konfirmuar se Mark Rutte do të mbërrijë në Varshavë...
Burimi:
javanews.al