GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë
Lansimi i GTA VI më 19 nëntor 2026 ka sjellë entuziazëm edhe në Arabinë Saudite. Fansat atje iu bashkuan miliona lojtarëve në mbarë botën. Seria Grand Theft Auto, e ndaluar në këtë vend deri në vitin 2025, tashmë po luhet ligjërisht nga lojtarët sauditë. Lojërat në Arabinë Saudite po tërheqin edhe interesin e investitorëve më të fuqishëm të vendit, raporton Newsmax Balkans. Interesi për këtë industri lidhet edhe me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, i njohur si MBS. Ai ka treguar publikisht se videolojërat janë një mënyrë për t'u shkëputur nga angazhimet e përditshme, sipas të njëjtit burim. Por interesi i Arabisë Saudite nuk kufizohet vetëm te argëtimi. Fondi Sovran i Investimeve Publike i drejtuar nga vetë princi zotëron një pjesëmarrje të konsiderueshme në...
Burimi:
kohajone.com