Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime
Edhe Shqipëria ka rënë pre e alarmeve për bombë në ajër. Pas alarmeve që prekën shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian në fillim të muajit nëntor, mbrëmjen e të premtes alarmi është dhënë në një avion që udhëtonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Bëhet fjalë për një avion të Ryanair, të linjës Manchester-Rinas. Policia njofton se pasagjerët kishin gjetur një letër në tualetin e avionit, të shkruar në gjuhën angleze, me mesazh kërcënues për shpërthim bombe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të të gjithë pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë. Gjatë kontrolleve...
Burimi:
kohajone.com