‘A ke kurajë? Hiqi të vjetrit!’
Nga Andi Mustafaj Këtë thirrje e dëgjoj shpesh. Më saktë, e dëgjojmë, sepse është realiteti i çdo të riu që do të merret me politikë.Në shesh, brenda partive, në studio, në rrjete. Vëre mirë se çfarë të pyet.Nuk të pyet çfarë mendon. Nuk të pyet çfarë ke bërë. Nuk të pyet çfarë propozon. Të pyet vetëm nëse je i gatshëm t’i mohosh ata që erdhën para teje.Kjo është trashëgimi fatkeqe e komunizmit. Rishkrimi i historisë. Autokritikat. Kërkesa për pastërtinë e figurës. Biografia e keqe.Rishkruaj. Rilind. Besoj se e kuptuat.Është e kotë ta kundërshtosh ballë për ballë. Duke menduar se e lufton, e ushqen, sepse vendosesh në terrenin ku të do propaganda.Unë besoj në diçka tjetër. Besoj në lidhjen midis brezave.Të rinj dhe të vjetër, njerëz...
Burimi:
syri.net