Njoftim për bombë në avionin Manchester-Tiranë, letra në banjon e avionit që vuri alarmin
Një letër me mesazh kërcënues për shpërthim bombe në banjon e avionit të linjës Manchester–Rinas ka vënë në alarm autoritetet në aeroportin e Rinasit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30, gjatë mbërritjes së avionit, kur menaxheri i aeroportit (ODM) ka njoftuar Policinë Kufitare se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër e shkruar në gjuhën angleze, ku paralajmërohej për një shpërthim bombe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë organizuar zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Për ngjarjen është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që ka shkruar letrën. Rinas/ Informacion paraprak Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas,...
Burimi:
syri.net