Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet
Një mesazh kërcënues për bombë është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, gjatë uljes në aeroportin e Tiranës, mbrëmjen e kësaj të premte. Pas njoftimit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke organizuar zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve dhe kontrolle të imtësishme të avionit, bagazheve dhe udhëtarëve. Gjatë kontrollit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes, ndërsa Antiterrori dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për identifikimin e personit që ka shkruar mesazhin kërcënues. NJOFTIMI: Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të...
Burimi:
javanews.al