Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

Euro biejnë në 89 lekë, Çela: Flukset e larta të valutës dhe investimet e huaja po forcojnë lekun

Euro vijon të humbasë terren përballë lekut. Brenda 10 vitesh një euro është zhvlerësuar me ritme të shpejta, dhe aktualisht kushton 45.6 lekë më pak. Edhe pse mesatarja e këmbimit në tetor ishte 91.3 lekë, ditët e fundit euro po këmbehet deri 89 lekë. Por a mund të bjerë edhe më shumë euro? I pyetur në emisionin “Portofol” në Report Tv, Enian Çela nga Departamenti i Politikës Monetare tha se Banka e Shqipërisë nuk parashikon se ku mund të shkojë kursi i këmbimit. Ai shpjegoi se në treg po hyn shumë valutë, kryesisht nga investimet e huaja direkte. “Kursi i këmbimit nuk është diçka që parashikohet nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ne vetëm mund të analizojmë arsyet pse kursi i këmbimit është aty ku...