Shkarkohet Besmir Beja, Fation Shehu emërohet drejtori i ri i doganave

Shkarkohet Besmir Beja, Fation Shehu emërohet drejtori i ri i doganave

Besmir Beja u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave pas afro 10 muajsh në detyrë.Në vend të tij Këshilli i Ministrave emëroi Fation Shehun. Ky vendim u mor sot nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, Petrit Malaj në mbështetje të ligjit “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.