Ish-shefi i Nvidia-s akuzohet për poshtërimin dhe kërcënimin e punonjësve: Do t’ju këpus krahët dhe do t’ju rrah me ta

Ish-shefi i Nvidia-s akuzohet për poshtërimin dhe kërcënimin e punonjësve: Do t’ju këpus krahët dhe do t’ju rrah me ta

Ish-drejtuesi i kompanisë Nvidia, Jensen Huang, për dekada ka përdorur gjuhë fyese, poshtëruese dhe kërcënuese ndaj punonjësve të tij, sipas një raportimi të gazetës amerikane ‘The New York Times’. Dëshmitë e punonjësve përshkruajnë një kulturë të ashpër pune, në të cilën Huang, sipas tyre, nuk hezitonte të përdorte kërcënime të rënda dhe fyerje personale ndaj vartësve. Në mesin e shprehjeve që ai përdorte ishte kërcënimi se do t'ua ‘shkëpuste majën e kokës dhe do të urinonte mbi trurin e tyre’, si dhe se do t'ua ‘shkëpuste të dy krahët dhe do t'i rrihte deri në vdekje me ta’. Në një rast tjetër, ai i kishte thënë një drejtuesi të lartë të kompanisë se nëna e tij do të duhej ta kishte abortuar. Sipas raportimit, Huang...