Vance në mbrojtje të Trump: Irani do ta përdorte armën bërthamore për sulm
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka dalë në mbrojtje të vendimit të presidentit Donald Trump në luftën kundër Iranit, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi ndikimin e këtij konflikti në rezultatin e zgjedhjeve afatmesme amerikane. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë krah Trumpit, Vance e vuri theksin te rreziku që paraqet programi bërthamor iranian dhe te roli i tij institucional në mbështetje të vendimeve presidenciale. Duke folur përpara gazetarëve, Vance deklaroi se parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore është një objektiv i domosdoshëm strategjik, duke shtuar se nëse Teherani do të zotëronte një armë të tillë, do ta përdorte atë. Sipas tij, Irani mbetet sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit dhe një armë bërthamore do të shfrytëzohej prej...
Burimi:
javanews.al