Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri/ Gjykata Supreme rrëzon për herë të dytë kërkesën e tij
Një tjetër përpjekje e Ervin Matës për të shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë është rrëzuar nga Gjykata Supreme e Brazilit. Në vendimin e datës 11 nëntor, të bërë publik një ditë më pas, gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar dy kërkesat e paraqitura nga mbrojtja, të cilat synonin të ndalonin ose të shtynin dorëzimin e tij te autoritetet shqiptare. Argumenti i parë lidhej me një kërkesë për azil në Brazil. Avokatët pretenduan se procedura për marrjen e statusit të refugjatit duhej të pengonte përkohësisht ekstradimin. Por, sipas gjykatësit, plotësimi i një formulari në internet nuk përbën kërkesë zyrtare për azil. Në vendim thuhet se Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar kërkesën, çka kishte bërë që autoritetet braziliane të mos e...
Burimi:
gijotina.com