“Të shkruarit e kodit ka marrë fund”, inxhinieri i Microsoft paralajmëron revolucionin që po sjell AI
“Të shkruarit e kodit ka marrë fund”. Kjo deklaratë e fortë e një inxhinieri të Microsoft ka ndezur diskutime në industrinë e teknologjisë, por pas saj fshihet një ndryshim shumë më i madh: inteligjenca artificiale po merr përsipër gjithnjë e më shumë nga puna që deri tani kryhej drejtpërdrejt nga programuesit. David Fowler, Microsoft Distinguished Engineer dhe një prej drejtuesve të projektit Aspire, e përmblodhi ndryshimin në një postim në X, duke shkruar: “Typing code is absolutely over” – “Të shkruarit e kodit ka marrë fund.” Por Fowler nuk po thotë se programuesit do të zhduken. Përkundrazi, ideja është se roli i tyre po ndryshon. Në vend që një zhvillues të kalojë orë të tëra duke shkruar rresht pas rreshti kod, gjithnjë e më shumë...
Burimi:
kultplus.com